Bajrami thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje tjera nacionale: Nuk pritet ndryshim i madh, dy palë zgjedhje në një ditë do të shkaktonin probleme të mëdha

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka folur në lidhje me mundësinë për të shkuar përsëri në zgjedhje nacionale e për të cilat ajo ka thënë se nuk janë të nevojshme pasi që nuk priten ndryshime të mëdha në rezultat. Ajo ka thënë se procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit i ka…

Lajme

05/06/2025 11:50

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka folur në lidhje me mundësinë për të shkuar përsëri në zgjedhje nacionale e për të cilat ajo ka thënë se nuk janë të nevojshme pasi që nuk priten ndryshime të mëdha në rezultat.

Ajo ka thënë se procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit i ka marrë shumë kohë KQZ-së dhe nëse dy palë zgjedhjet do të mbahen bashkë, do të shkaktonin probleme të mëdha.

“Ju e dini e kemi pas vetëm një fletëvotim dhe sa kohë i ka marrë KQZ-së, në zgjedhjet lokale janë dy fletëvotime dhe është proces shumë më i ndërlikuar. Mbi të gjitha ne kemi pas zgjedhje nacionale, nuk ka kurrfarë arsye që në pamundësi ose në mungesë të vullnetit politik nga LVV për të gjetur rrugën e bashkëpunimit me partitë e tjera parlamentare për ta përsëritur edhe njëherë procesin zgjedhor. Kjo është arsyeja pse ne kemi dal me alternativ a, kemi treguar që nuk mund të qeverisim me LVV-në për meqenëse krejt parashikimit qojnë se ne do të kemi një proces tjetër zgjedhor në mars kur vjen edhe zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës, ne kemi dal me propozimin që të kemi një Qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare, me një agjendë të caktuar. Shumë shpejtë besoj se do të dalim me prezantimin e pikave që kjo Qeveri gjithëpërfshirëse do të duhej që t’i zgjidhje dhe mandej kalojnë”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka thënë se vullneti dhe iniciativa nuk mungon nga LDK-ja dhe se bllokimi në Kuvend po vjen nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët i kanë 48 ulëse në Kuvend por sipas saj nuk po i lëvizin qëndrimit.

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së ka thënë se do t’i respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procesin e votimit.

Për kandidatët për zgjedhjet lokale, Bajrami ka thënë se ende nuk janë përcaktuar emrat.

“Nuk janë përcaktuar emrat, janë mbajt takimet e kryesisë dhe të degëve. E kemi nda procesin në tri faza dhe tani janë komunat, degët e LDK-së në të gjitha komunat të cilat janë në procesin konsultativ. Disa prej tyre veç i kanë paraqit kandidaturat e disa prej tyre janë në proces”, ka shtuar Bajrami.