Bajrami tha se grafikoni i ministrit Murati është i pasaktë, ai e “ngel në klasë”: Hykmete, s’paske mësu as sot
Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami pasi ajo një grafikon të publikuar nga ai e ka quajtur të pasaktë. Murati me ironi e ka “ngelur” deputeten Bajrami duke konsideruar se ajo nuk i kupton elementet bazë të funksionimit të buxhetit ndonëse ka qenë ministre e Financave, shkruan lajmi.net.…
Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami pasi ajo një grafikon të publikuar nga ai e ka quajtur të pasaktë.
Murati me ironi e ka “ngelur” deputeten Bajrami duke konsideruar se ajo nuk i kupton elementet bazë të funksionimit të buxhetit ndonëse ka qenë ministre e Financave, shkruan lajmi.net.
“Hykmete, s’paske mësu as sot. Ulu, njësh! Anipse Hykmetja ka qenë për nja 6 muaj Ministre e Financave, e për disa vite tjera edhe Ministre e Tregtisë e Industrisë, nga ajo që paska shkruar në postimin e saj të fundit në Facebook, e dëshmon që ende nuk i din e as që i ka kuptuar ndonjëherë elementet bazë të funksionimit të buxhetit, apo të financave publike në përgjithësi. I qenkan dashur më shumë se 24 orë Hykmetes që të arrijë në momentin e saj të “eurekas”, për ta gjetur, siç e quan ajo, “manipulimin e radhës” nga ana ime”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai ka shkruar se buxheti përveç vitit fiskal që mbulon, ka projeksione edhe për dy vite tjera në kuadër të asaj që quhet Korniza Afatmesme e Shpenzimit – KASH.
“Dhe siç nuk e din Hykmetja, edhe nëse i tërë buxheti për vitin ekzistues është 500 milionë euro, kjo nuk e ndalon organizatën buxhetore që të lidhë kontratë disavjeçare për, ta zëmë ndërtimin e një autostrade, ku pagesa shtrihet në 3 apo 4 vite nga 200 milionë euro. Pra, shpenzimi në njërën anë dhe disponueshmëria e mjeteve në anën tjetër, janë dy gjëra të ndryshme. Këtë e din secili qe merret me financat publike. Por jo edhe Hykmetja”, ka shtuar Murati. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: