Bajrami: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Kryenegociatori i Kosovës, Agron Bajrami, reagoi ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “Kosova është pjesë e Serbisë”. Në një postim në platformën X, Bajrami tha se deklarata të tilla minojnë dialogun dhe stabilitetin në rajon. “Nuk mund të ketë dialog të besueshëm ndërsa njëra palë ende pretendon territorin e palës…

Lajme

27/07/2026 09:51

Kryenegociatori i Kosovës, Agron Bajrami, reagoi ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Në një postim në platformën X, Bajrami tha se deklarata të tilla minojnë dialogun dhe stabilitetin në rajon.

“Nuk mund të ketë dialog të besueshëm ndërsa njëra palë ende pretendon territorin e palës tjetër”, shkroi ai.Bajrami shtoi se Beogradi vazhdon të “riciklojë gjuhën e viteve ’90” dhe theksoi se “Kosova nuk do ta negociojë ekzistencën e saj”.

Ai shpërndau edhe reagimin e Demokratëve Evropianë, të cilët dënuan deklaratat e Vuçiqit dhe ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke kërkuar lidership të përgjegjshëm dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare.