Bajrami: Qeveria nëse emëron dikë në ushtrues detyre të Thesarit shkel ligjin, ndërsa personi përballet me drejtësinë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi nuk janë ekzekutuar ende pagat për punëtorët e sektorit publik. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo Qeveria e cila ka shkelur 10 herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke emëruar zyrtarë si ushtrues detyre mund ta bëj përsëri sot duke emëruar dikë si…

Lajme

01/10/2024 11:11

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi nuk janë ekzekutuar ende pagat për punëtorët e sektorit publik.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo Qeveria e cila ka shkelur 10 herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke emëruar zyrtarë si ushtrues detyre mund ta bëj përsëri sot duke emëruar dikë si ushtrues detyre në Thesar që të procedoj me ekzekutimin e pagave.

Sipas Bajramit, pasi mandati i Qeverisë të përfundoj këta zyrtarë që mbajnë jashtëligjshëm pozita do të përballën me pasoja ligjore në të ardhmen, shkruan lajmi.net.

“Pra, qeveria është në shkelje të Ligjit që pozitën e drejtorit të Thesarit dhe dhjetra pozita të tjera po i mban më shumë se 12 muaj me ushtrues detyre. Qeveria është në shkelje të Ligjit që nuk i kanë ekzekutuar pagat dje dhe do të bëjnë shkelje të Ligjit kurdo që vendosë me e caktu një ushtrues dëtyre tjetër në Thesar, apo me emëru dikë aty në mënyrë që me pasë mundësi me bë ekzekutimin e pagave për mbi 80 shërbyes civilë. Kjo thotë shumë për paditurinë e tyre dhe mungesën e vullnetit për të respektu edhe Ligjet që vetë ata i kanë hartu dhe i kanë aprovu”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë: