Bajrami përkujton Rugovën: Nuk ishte thjeshtë një lider i kohës së vet, por arkitetkti i rrugës që e çoi Kosovën drejt lirisë dhe shtetit

Ish-nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka përkujtuar sot ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën në 20 vjetorin e vdekjes së tij. Ajo ka thënë se Rugovës, regjimi jugosllav ia kishte ekzekutuar babanë, ndërsa ka përmendur që kishte studiu letërsinë në Parius por vendosi që gjithë jetën ta vë në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së…

Lajme

21/01/2026 10:14

Ish-nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka përkujtuar sot ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën në 20 vjetorin e vdekjes së tij.

Ajo ka thënë se Rugovës, regjimi jugosllav ia kishte ekzekutuar babanë, ndërsa ka përmendur që kishte studiu letërsinë në Parius por vendosi që gjithë jetën ta vë në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës.

“U bë bashkë me gra e burra dhe ju priu atyre për të jetësuar idealet e tij, në një kohë kur pakkush besonte se një ditë do të bëheshin realitet. Ndërtoi rezistencën institucionale dhe e ktheu vullnetin popullor në forcë shtetndërtuese kundër regjimit jugosllav. Ndërtoi dhe forcoi lidhjet e fuqishme me miqtë ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E orientoi çështjen e Kosovës drejt Perëndimit dhe siguroi mbështetjen vendimtare për lirinë dhe pavarësinë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se janë krenar për trashëgiminë politike të Rugovës.

“Rugova nuk ishte thjesht një lider i kohës së vet, por arkitekti i rrugës që e çoi Kosovën drejt lirisë dhe shtetit. Sot, në përvjetorin e vdekjes së tij, Rugova kujtohet dhe nderohet me respekt, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, si simbol i përjetshëm i paqes e unitetit!”, ka shtuar ndër të tjera Bajrami. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: