Bajrami: Nga 273 milionë euro kontrata njëburimore gjatë qeverisjes Kurti II, vetëm 33.8 milionë euro me negocim kanë shpenzuar komunat
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar sot përsëri në lidhje me kontratat njëburimore, të cilat sipas saj janë burim i korrupsionit. Bajrami ka thënë se ata që nuk pranojnë t’i auditojnë këto kontrata janë të njëjtë me të korruptuarit, shkruan lajmi.net. Ajo ka sqaruar edhe sa është vlera e kontratave me negocim që kanë…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar sot përsëri në lidhje me kontratat njëburimore, të cilat sipas saj janë burim i korrupsionit.
Bajrami ka thënë se ata që nuk pranojnë t’i auditojnë këto kontrata janë të njëjtë me të korruptuarit, shkruan lajmi.net.
Ajo ka sqaruar edhe sa është vlera e kontratave me negocim që kanë shpenzuar 38 komunat e Kosovës.
“Prej 273 milionë eurove të shpenzuara me kontrata njëburimore gjatë qeverisjes Kurti II, 38 komunat e Kosovës në total kanë shpenzu vetëm 33.8 milionë euro me negociim. Kontrata për ruajtjen e grurit në ”Universal Food” është nënshkru nga zyrtarët e ministrisë në kohën kur ministre ka qënë Mimoza Kusari, sot shefe e Armend Mujës. E njëjta kontratë për me i ikë kostos së transportit të grurit për me vendosë diku tjetër është vazhdu me të njëjtën kompani nga zyrtarët e ministrisë me pëlqim të KRPP-së gjatë kohës sa unë kam qënë ministre. Mungesa e grurit ka ndodhur në 2019 në kohën kur me atë ministri ka qeverisë NISMA dhe buxheti është kompenzu cent me cent për sasinë e grurit të humbur. FAKTET PARA PROPQGANDËS”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: