Bajrami në Shtetin Islamik, jeta në luks e militantëve dhe të varfërit (Foto)

0:26 | 5 Tetor 2014

Edhe në kryeqytetin e Shtetit Islamik, Raqa, u festua Kurban Bajrami. Por, edhe pse Islami bënë thirrje për shpërndarje të të mirave, aq më tepër gjatë festave fetare, në shtetin që thirret në islam, ndodhë e kundërta. Atje thuhet se për Bajram luftëtarëve iu sigurua nga një qengj i pjekur, ndërsa të varfërve nga një shujtë modeste. 

Që kur grupi militant islamik ISIS pohuan se kanë krijuar Kalifatin islamik, qyteti Raqa është bërë i njohur si kryeqyteti më fanatik i botës.

Por raportet nga grupet brenda qytetit thonë se pakënaqësitë kanë filluar me rritjen e raportit midis të varfërve, të cilët kanë mbetur kryesisht të izoluar brenda vetë-vetës së tyre, dhe luftëtarëve islamik, të cilët jetojnë një jetë luksoze me pesë yje, shkruan Daily Mail. 

Ndërsa luftëtarët marrin rrogë bazë mujorë për luftën të cilën ata e zhvillojnë, ata gjithashtu për këtë Bajram kanë marrë edhe beneficione, një qengj të pjekur gjatë festës së Kurban Bajramit, kurse të varfrit janë lënë të vuajnë me nga një shujtë të vogël.

Militantët janë parë në foto duke ngrënë në restorante me pesë yje me pishina të brendshme, ndërsa shumë qytetarë të Raqa’s janë tashmë plotësisht të varur nga bamirësia e disa qytetarëve të pasur të këtij qyteti.

Spitalet shtetërore janë mbyllur si dhe mjekët kanë braktisur postet e tyre duke i lënë qytetarët që të udhëtojnë për në Turqi për ndihmë mjekësore shumica e të cilëve vdesim rrugës.