Bajrami-Muratit: Merrja këngës si Nagavci, pasi s’ke asnjë rezultat
Kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë Kurti. Në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami tha se ministri Murati po bën propagandë, pasi sipas saj, në Qeverinë Kurti pagat…
Lajme
Kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë Kurti.
Në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami tha se ministri Murati po bën propagandë, pasi sipas saj, në Qeverinë Kurti pagat në sektorin publik janë rritur vetëm 6.80 euro brenda një mandati dhe 55 euro pasi janë shpallur zgjedhjet.
“45% Hekurani i’a ka rritë pagën Albinit, vetës, zavëndëskryeministrave, ministrave, zavëndësministrave, këshilltarëve politikë, asistentëve të kabineteve dhe shoferave të tyre”,deklaroi deputetja Bajrami, transmeton lajmi.net.
Bajrami tha se Murati ia ka rritur për 45% pagën vetëm kryeministrit Albin Kurti si dhe të gjithë ministrave e zëvendëskryeministrave, dhe këshilltarëve politikë e shoferëve.
Ajo gjithashtu përmendi edhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike si dhe dyfishimin e tatimit në pronë./Lajmi.net/