Bajrami: Mashtrusit po lavdërohen për heqjen e masave të BE-së – Po përgjegjësinë kush do ta mbaj?

Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në lidhje me heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. Ajo i ka quajtur “mashtrues” akterët e pushtetit të cilët sipas saj po “lavdërohen” për këto heqje të masave. Bajrami ka pyetur se kush do t’i mbaj përgjegjësitë për këto masa për plotë 900 ditë,…

Lajme

18/12/2025 11:20

Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në lidhje me heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Ajo i ka quajtur “mashtrues” akterët e pushtetit të cilët sipas saj po “lavdërohen” për këto heqje të masave.

Bajrami ka pyetur se kush do t’i mbaj përgjegjësitë për këto masa për plotë 900 ditë, e që ka thënë se për gati 3 vite, Kosova ka humbur mundësinë t’i shfrytëzoj mbi 600 milionë euro projekte, e më pas ka përmendur edhe imazhin e vendit, që ka thënë se nuk mund të matet me asnjë vlerë monetare.

“Këtu po i listoj vetëm vetëm 5 projekte (vetëm në tri fusha: 1.ujë të pijshëm, 2.trajtim i ujërave të zeza, ricikilm i mbeturinave dhe 3.bujqësi) të cilat për shkak të qeverisjes Kurti që na solli deri ta masat ndëshkuese të BE-së nuk kanë ndodhë në 2023, as në 2024, as në 2025 dhe ende nuk dihet nëse do të fillojnë në 2026-të. Shuma e financimit vetëm për këto projekte është rreth 293 milionë Euro”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka listuar vlerën e parave të humbura nga këto masa në të gjithë fushat e përmendura:

– Grante për bujqësi ku më shumë se 500 farmerë dhe agrobiznese do të mund të përfitonin nga fondi prej 27. millionë euro:

7 mil. euro nga EU,

10 mil. euro MAFRD

10.2 mil. euro BMZ

–  Projekti i riciklimit të mbeturinave të regjionit të Prishtinës, Dukagjinit, Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës dhe Mitrovicës.

9.95 mil. euro IPA

3 mil. euro SIDA

8 mil. euro kontributi i BMZ

– Projekti për trajtimin e ujit dhe mbeturinave: Investime në fabrika për trajtim të ujit dhe mbeturinave, projekti me i madh infrastrukturor.

20 mil. euro të IPAs

90 mil. euro të WBIF

42 mil. euro shtesë të BMZ ishin të zotuara

– Trajtimi i mbeturinave në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë ka mbetë pa filluar –  duke rrezikuar kështu shëndetin publik, ujërat nëntoksor dhe sigurinë ushqimore.

24 mil. Euro IPA

20 mil. euro shtesë të BMZ ishin të zotuara.

– Rehabilitimi i rrjetit të KOSTT-it

9.2 mil. euro të të WBIF,

15 mil. euro të IPAs (potencialisht)

25 mil. euro BMZ ishin të zotuara

“Me 28 dhjetor, ata që ndeshkuan shtetin e qytetarin duhet të ndëshkohen me votë”, ka shtuar ajo. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i saj: