Bajrami: LDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur rendin kushtetues, Dehari bëri shkelje të vazhdueshme
Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë të re. Deri në fund të javës, LDK-ja do të kërkojë sqarime shtesë lidhur me faktin që nuk po zbatohet aktgjykimi i kësaj gjykate, i nxjerrë pak ditë më parë. Për Lajmi.net lidhur me këtë ka folur deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ku…

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë të re.
Deri në fund të javës, LDK-ja do të kërkojë sqarime shtesë lidhur me faktin që nuk po zbatohet aktgjykimi i kësaj gjykate, i nxjerrë pak ditë më parë.
Për Lajmi.net lidhur me këtë ka folur deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ku tha se është i papranushëm fakti që edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, LVV përmes kryesuesit të seancës z. Dehari bën shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ajo tha se Gjykatës Kushtetuese obligon kryesuesin e seancës të respektojë strikt rendin e ditës të dakorduar në takimin e 8 prillit mes z. Konjufca dhe përfaqësueseve të partive politike, z. Dehari tashmë ka leju të bëhet instrument i Albin Kurtit dhe me vetëdije të plotë.
“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës është i papranueshëm fakti që edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, LVV përmes kryesuesit të seancës z. Dehari bën shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nuk lejon konstituimin e Kuvendit. Përkundër faktit se tash kemi një vendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese, i cili obligon kryesuesin e seancës të respektoj strikt rendin e ditës të dakorduar në takimin e 8 prillit mes z. Konjufca dhe përfaqësueseve të partive politike, z. Dehari tashmë ka leju të bëhet instrument i Albin Kurtit dhe me vetëdije të plotë, po vazhdon të shkelë Kushtetutën duke insistuar në formimin e një komisioni që nuk ka qënë kurrë në rendin e ditës”, tha Bajrami për lajmi.net.
Deputetja, Bajrami tha se LDK-ja dënon fuqishëm këto veprime, të cilat minojnë parimet themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Për fundi ajo tha se LDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të garantuar funksionimin e institucioneve sipas ligjit.
“LDK-ja dënon fuqishëm këto veprime, të cilat minojnë parimet themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Për këtë arsye, ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të garantuar funksionimin e institucioneve sipas ligjit. Ne deputetët e LDK-së kërkojmë të na mundësohet ushtrimi i lirë i mandatit në Kuvend dhe mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar që puna e Kuvendit të zhvillohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe vullnetin e popullit”, tha ajo.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese pasditen e së enjtes doli me vendim pas kërkesës së opozitës për sqarim lidhur me votimin e fshehtë, ku mes tjerash, subjektet politike janë obliguar për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendit, ndonëse nuk sqarohet se çka ndodhë më tutje./Lajmi.net/