Bajrami kritikon VV-në për miratimin e buxhetit 2026: “Shtetin po e çojnë drejt rrënimit”
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes për miratimin e buxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar veprimin si një “uzurpim të zyrave të Qeverisë”. Sipas Bajramit, buxheti i ri mund të arrijë në 8 miliardë euro, ndërsa pagat dhe pensionet pritet të rriten disa fish, në kohën kur pritet…
 
                        Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes për miratimin e buxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar veprimin si një “uzurpim të zyrave të Qeverisë”.
Sipas Bajramit, buxheti i ri mund të arrijë në 8 miliardë euro, ndërsa pagat dhe pensionet pritet të rriten disa fish, në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Shtetin po e çojnë drejt rrënimit,” tha ajo, duke theksuar se Prokuroria Speciale mund të kishte ndalur këtë “maskaradë”, por tani zgjidhja mbetet vetëm përmes votës parlamentare.
Deputetja Bajrami ka bërë thirrje që parlamenti të veprojë me përgjegjësi dhe të ndalojë këtë proces: “Tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë,” ka deklaruar ajo.
Postimi i plotë:
Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Shtetin po e çojnë drejt rrënimit.
Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë.
Tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë./lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      