Bajrami kërkon përgjegjësi për rrugën Prishtinë-Podujevë: Kurti premtoi përfundimin në vitin 2022
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar përgjegjësi që ende nuk ka përfunduar rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Bajrami ka rikthyer premtimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që kishte thënë se kjo rrugë do të përfundonte në vitin 2022. Gjashtë vjet e mbi 20 miliardë euro,…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar përgjegjësi që ende nuk ka përfunduar rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Bajrami ka rikthyer premtimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që kishte thënë se kjo rrugë do të përfundonte në vitin 2022.
Gjashtë vjet e mbi 20 miliardë euro, Bajrami i ka konsideruar të humbura.
“Më 2 nëntor 2021, Albin Kurti premtoi se rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundonte në vitin 2022. Sot, gati pas pesë vitesh rruga ende nuk ka përfundu. Gjashtë vjet e mbi 20 miliardë Euro buxhet të humbura pa lënë asnjë shënjë në këtë vend. Përgjegjësi”, ka shkruar deputetja e LDK-së.