Bajrami kërkon hetim urgjent për abuzimet në sektorin e energjisë: Kur nuk punon KEK-u, përfiton NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviçit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime serioze për menaxhimin e sektorit të energjisë në vend, duke kërkuar nga Prokuroria Speciale të nisë hetime të menjëhershme ndaj të gjithë zinxhirit vendimmarrës. Në një reagim publik, Bajrami ka theksuar se sa herë që Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk prodhon energji,…

Lajme

11/07/2025 10:30

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime serioze për menaxhimin e sektorit të energjisë në vend, duke kërkuar nga Prokuroria Speciale të nisë hetime të menjëhershme ndaj të gjithë zinxhirit vendimmarrës.

Në një reagim publik, Bajrami ka theksuar se sa herë që Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk prodhon energji, përfitues janë kompanitë importuese si NOA dhe EFT, duke shkaktuar kosto të larta për qytetarët, transmeton lajmi.net

“Sa herë nuk punon KEK-u, punon NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviçit. Prokuroria Speciale duhet të hetojë gjithë zinxhirin vendimmarrës: Ministrinë e Ekonomisë, ZRRE-në, KOSTT-in, KEK-un, KESCO-n, KEDS-in, NOA-n dhe të tjerët,” deklaroi ajo.

Bajrami ka denoncuar disa nga praktikat që, sipas saj, përbëjnë abuzim dhe mungesë të theksuar të transparencës:

  • KEDS dhe KESCO importojnë energji, ndërsa kostoja i faturohet qytetarëve.

  • Kompania NOA ka fituar një pozicion monopolistik në treg me mbi 160 milionë euro qarkullim vetëm në vitin 2024, duke bërë tregti në kundërshtim me rregullat e KOSTT-it.

  • KEK-u po përballet me menaxhim të dobët, me ndalesa të shpeshta të blloqeve prodhuese, që sjellin përfitime të mëdha për kompanitë importuese të energjisë.

  • Ministria e Ekonomisë, ZRRE dhe KOSTT, sipas saj, nuk kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre ligjore.

Deputetja Bajrami ka publikuar edhe një përmbledhje të ndaljes së njësive prodhuese të KEK-ut gjatë gjithë vitit 2024, ku shihen frekuenca të larta të daljes nga funksioni të blloqeve A3, A4, A5, B1 dhe B2 – që, sipas saj, kanë detyruar Kosovën të importojë energji me çmime të larta.

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Kërkojmë transparencë dhe drejtësi. Hetim të menjëhershëm për abuzimet në sektorin e energjisë!”, përfundoi ajo.

Postimi i plotë: 

Sa herë nuk punon KEK-u, punon NOA dhe EFTja e Vuk Hamoviçit
Prokuroria Speciale duhet të hetojë gjithë zinxhirin vendimmarrës: Ministrinë e Ekonomisë, ZRRE-në, KOSTT-in, KEK-un, KESCO-n, KEDS-in, NOA-n dhe të tjerët!
🔴 KEDS dhe KESCO importojnë energji, por kostoja na faturohet NEVE!
🔴 NOA ka monopolizuar tregun me mbi 160 milionë euro qarkullim në 2024, tregtia në shumicën e rasteve ëahtë bërë në kundërshtim me rregullat e KOSTT-it.
🔴 KEK-u ka menaxhim të dobët, blloqet e tij ndalojnë vazhdimisht, duke sjellë fitime për NOA-n dhe EFT-në e Vuk Hamoviçit.
🔴 Ministria, ZRRE dhe KOSTT nuk e kanë kryer punën sipas përgjegjësisë që kanë.
Nga raporti i KEK-ut shihen daljet nga funksioni të blloqeve gjatë vitit 2024, e kjo gjithmonë çon në import me çmime astronomike jo vetëm për energji por edhe për transport të saj: 👇
Janar 2024:
A3 Nuk punon deri me daten 2
A4 Nuk punon nga data 2
B1 Nuk punon nga data 4-6
B2 Nuk punon nga data 16 – 17. Nis dhe nuk punon prapë nga data 21 deri 22
Shkurt 2024:
A4 Nis me daten 6
A5 Ndalet me daten 6
Mars 2024:
A3 Ndalet dhe kthehet me daten 7
A5 Nis me daten 18
B1 Ndalet në datat 7 -8
B2 Ndalet nga data 21-24
Prill 2024:
A3 Nuk punon deri me daten 14
A4 Ndalet nga data 14
B1 Ndalet nga datat 19- 22
B2 Me daten 2 ka vetëm një ore me zero gjenerim.
Ndalet nga data 28
Maj 2024:
A3 Nuk punon nga data 13
A4 Nuk punon deri me daten 6. Ndalet dhe kthehet me daten 9. Ndalet daten 12 – 13
A5 Ndalet nga data 4-18
B2 Ndalet ne daten 1 kthehet ne eventualisht daten 2. Në daten 22 ka nje ore me 0 gjenerim.
Daten 26 ka nje ore me zero gjenerim.
Qershor 2024:
A3 Nuk punon deri me daten 22
A4 Nuk punon pas dates 22
B1 Ndalet ne datat 17-18
B2 Ndalet dhe kthehet ne daten 23
Korrik 2024:
A4 Nuk punon fare
A5 Nuk punon nga data 6-13
B1 Nuk punon nga data 15
B2 Ndalet me daten 9-10
Gusht 2024:
A4 Nuk punon fare
B1 Nuk punon deri me daten 18
B2 Ndalet 1 ore me daten 6
Ndalet nga data 13-14
Nuk punon nga data 28
Shtator 2024:
A3 Nuk punon nga data 21
A4 Nuk punon deri me daten 4
A5 Nuk punon nga data 3-21
B1 Nuk punon nga data 20-22
B2 Nuk punon fare
Tetor 2024:
A3 Nuk punon fare
A4 Nuk punon nga data 17-21
B2 Nga data 1-5 eventualisht 6.
Nuk punon nga data 25-30
Nentor 2024:
A3 Nis me daten 29 eventualisht 30
A4 Ndalet edhe nis prape me daten 30
A5 Ndalet me daten 30
B1 Me daten 7 ka dy ore me zero gjenerim.
B2 Ndalet me daten 7-8.
Dhjetor 2024:
A3 Ndalet nga data 13 – 17
A4 Ndalet nga data 18 – 19
A5 Nuk punon fare
B1 Ndalet me daten 2-3. Ndalet me daten 16-18
B2 Ndalet me daten 5-7
Kjo situatë nuk mund të vazhdojë! Kërkojmë transparencë dhe drejtësi. Hetim të menjëhershëm për abuzimet në sektorin e energjisë!/lajmi.net/