Bajrami-Kërçelit: Nëse keni fakte për këto akuza qoni në Prokurori – EFT e Buk Hamoviçit është licencuar në Kosovë me nënshkrimin e Ymer Fejzullahut
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të VV-së Ilir Kërçelit për akuzat e tij lidhjen e opozitës me kompani të Vuk Hamoviçit. Ajo i ka thënë që t’i marr e t’i dërgoj këto lëndë në prokurori qysh edhe i kanë dërguar ata. “LDK-ja, respektivisht Jehona Memeti e të tjerët, ia ka dërguar…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të VV-së Ilir Kërçelit për akuzat e tij lidhjen e opozitës me kompani të Vuk Hamoviçit.
Ajo i ka thënë që t’i marr e t’i dërgoj këto lëndë në prokurori qysh edhe i kanë dërguar ata.
“LDK-ja, respektivisht Jehona Memeti e të tjerët, ia ka dërguar lëndën zotit prokuror special, ku unë kam qenë dëshmitare për shkak të deklaratave të mia të cilat i bëj me emër e mbiemër, duke u bazuar gjithmonë në fakte. Jo veç këtu në sallë ku kemi imunitet, po edhe jashtë sallave. Po, i ka dërguar lëndët edhe në Komunitetin e Energjisë në Vjenë, edhe në Bruksel, edhe në Lubjanë e tash janë duke u zhvilluar hetimet. Ne nuk kemi kërkuar atje me mbrojtë asnjë bashkëpartiak tonin, edhe jam shumë e sigurt që ju këtë e dini, që prokuroria kur fillon hetimet nuk kursen asnjëherë. Andaj, hetimet kanë filluar për mafinë energjetike, unë besoj që faktet dhe gjykimin do ta shihni shumë shpejt. Ju, në qoftë se keni diçka dhe nuk po i çoni lëndët në prokurori, atëherë jeni bashkëfajtorë“, tha ajo.
Ajo ka thënë se EFT e Vuk Hamoviçit është licencuar për herë të parë në Kosovë nga bordi i ZRRE me nënshkrimin e Ymer Fejzullahut që ësht ëvotuar me shumicë në Kuvend prej grupit të VV-së.
“Nuk keni kontrata, qeveria nuk ka kontrata për blerje të energjisë sepse, sepse e ka shitur Mimoza Kusari! Ka qenë kryesuese e Komitetit Ndërministror për Privatizim. Tash blen energji elektrike KESCO dhe KEDS-i po ua faturon qytetarëve të Republikës së Kosovës bashkë me KEK-un. E ka shit Mimoza, pyeteni atë se qysh edhe kur, pse janë bërë transaksionet në mënyrën që janë bërë. Po fol me emra, e përralla mos na tregoni ju“, u shpreh Bajrami.