Bajrami-Kelmendit: Manipulanta, unë e kam ndalu fazën e dytë të këtij projekti

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi e pyeti në lidhje me projektin e digjitalizimit në arsimit që kushtoi 5.6 miliardë euro. Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ajo gjatë kohës sa ishte ministre e Arsimit e kishte ndaluar fazën e dytë të këtij projekti. Ajo…

Lajme

18/11/2024 15:16

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi e pyeti në lidhje me projektin e digjitalizimit në arsimit që kushtoi 5.6 miliardë euro.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ajo gjatë kohës sa ishte ministre e Arsimit e kishte ndaluar fazën e dytë të këtij projekti.

Ajo i quan “manipulanta” Kelmendin e Nagavcin, shkruan lajmi.net.

“Pyeteni Jusuf Thaçin për këtë projekt të vitit 2014-2017. Pyeteni Arben Vitinë si e ka ditë ai për këtë projekt dhe lidhjen e tij me Bekim Kasumin, që e ka implementu këtë projekt. Unë në MASHT kam qënë ministre 4 muaj dhe e kam ndalu fazën e dytë të këtij projekti”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: