“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovcit i cili shkroi se “Hykmetes iu patën avullu 2.1 milionë euro sa ke ministre e financave, por tash po zbulohet që iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”. Ajo përmes një postimi në Facebook ka…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovcit i cili shkroi se “Hykmetes iu patën avullu 2.1 milionë euro sa ke ministre e financave, por tash po zbulohet që iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se Bajqinovci po rren e po shpif, shkruan lajmi.net.
Bajrami ka thënë se për katër vite kjo Qeveri nuk ka asnjë projekt, “por ka skandale e korrupsion me bollëk prej tregtisë me energji, rezervave sekrete e deri te grantet me familjarë, andaj po detyroheni me shpifë”.
Ajo ka shtuar se deputeti Bajqinovci është shpifës dhe frikacak e që sipas saj ai nuk po guxon të përballet me të në Kuvend.