Bajrami: Jam e ftuar në cilësinë e ish-ministres së Arsimit, e po më pyetni për atë të Financave

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka raportuar të premten në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore. Bajrami pati përplasje me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj, pasi kjo e fundit tha se Bajrami është ftuar në cilësinë e ish-ministres së Financave. Për këtë, Bajrami tha se ftesën…

Lajme

04/10/2024 16:31

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka raportuar të premten në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.

Bajrami pati përplasje me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj, pasi kjo e fundit tha se Bajrami është ftuar në cilësinë e ish-ministres së Financave.

Për këtë, Bajrami tha se ftesën për komision e ka marrë për të raportuar në cilësinë e ish-ministres së Arsimit.

Ajo u pyet për koston e ndarë për blerjen e librave shkollor në kohën kur ajo mbante pozitën si ministre e Financave, porse Bajrami potencoi se nuk i ka këto të dhëna.

Ndërkaq, deputetja nga LVV-ja, Arjeta Fejza pyeti Bajramin nëse gjatë kohës sa ishte ministre e Arsimit është diskutuar për stoqet e grumbulluara të librave nëpër shkolla. Përveç kësaj, Bajrami u pyet nëse është iniciuar ndonjë diskutim për tekst alternativ.

Lidhur me këto, Bajrami tha se nuk i kujtohet të jetë diskutuar për këto çështje.

Pyetje pati edhe nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu nëse ka pasur ndonjë ankesë sa i përket furnizimit me libra shkollorë gjatë kohës kur Bajrami po mbanë postin e ministres së Arsimit.

Bajrami tha se gjatë kësaj përudhe, kur ishte edhe pandemia, e vetmja çështje që është diskutuar ishte mungesa e materialit shkollor duke përfshirë lapsat dhe fletoret për nxënësit. Ajo tregoi se në kohën e pandemisë Covid-19, kishte kufizime dhe ishin të mbyllura libraritë dhe vendet e tjera alternative ku mund të blihej materiali shkollor.

Përplasje mes deputetes Bajrami dhe Tishkuaj pati edhe në fund të intervistimit.