Bajrami ia njeh dështimet Kurtit: I vetmi sukses ura e Saradranit

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka numëruar dështimet e qeverisjes së Albin Kurtit në katër vjet mandat. Ajo ka thënë se Kurti nuk ka realizuar asnjë premtim, teksa Kosova po përballet edhe me krizën e energjisë elektrike. “Asnjë premtim i realizuar. As energji elektrike nuk ka që disa ditë, në disa pjesë të…

Lajme

29/12/2024 22:23

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka numëruar dështimet e qeverisjes së Albin Kurtit në katër vjet mandat.

Ajo ka thënë se Kurti nuk ka realizuar asnjë premtim, teksa Kosova po përballet edhe me krizën e energjisë elektrike.

“Asnjë premtim i realizuar. As energji elektrike nuk ka që disa ditë, në disa pjesë të Kosovës. 160 çerdhe askund. Zero reformë në arsim e shëndetësi. E mashtrime me shumicë në ekonomi”, ka shkruar Bajrami.

“Ky është Albin Kurti, i cili është dorëzu përballë Martin Berishajt, Nagip Krasniqit e Ridit. Ky është Kryeministri që sukses të vetëm e ka një urë 3 metra në Dukagjin e urën tjetër në Badoc që s’po përfundon se i ka 34 metra”, ka shkruar ajo.

“Ëndrra e tij është të bëhet Kryeprokuror dhe t’i shpëtojë Martinin, Nagipin, Ridin dhe hajnat tjerë të pushtetit. 9 shkurti është larg për t’i thënë STOP mashtrimit, propagandës dhe mospunës”, ka shkruar Bajrami.