Bajrami i tregon Muratit se deputeti “nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues kur voton”: Ai shkel Kushtetutën duke mbajtur post ministri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran Murati, i cili shpërndau një pjesë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Bajrami tha se Muratit i duhet ende kohë për të kuptuar “bazat e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”. Ai në postimin e saj bashkëngjiti një nen të Gjykatës Kushtetutës që thotë se “deputeti nuk…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran Murati, i cili shpërndau një pjesë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Bajrami tha se Muratit i duhet ende kohë për të kuptuar “bazat e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”.
Ai në postimin e saj bashkëngjiti një nen të Gjykatës Kushtetutës që thotë se “deputeti nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues kur voton apo jo”.
“Deputetit Murati, që sot flet për përgjegjësi kushtetuese, i duhet ende kohë për të kuptuar bazat e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë që rregullojnë punën e Kuvendit. Deputeti Murati, që shkel Kushtetutën duke mbajtur post ministri, në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve, neni 72 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duhet ta dijë se deputeti nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues kur voton apo jo. Kështu e thotë Kushtetuta, neni 70, pika 1″, tha ajo.
Postimi i plotë i Bajramit:
Deputetit Murati, që sot flet për përgjegjësi kushtetuese, i duhet ende kohë për të kuptuar bazat e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë që rregullojnë punën e Kuvendit.
Deputeti Murati, që shkel Kushtetutën duke mbajtur post ministri, në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve, neni 72 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duhet ta dijë se deputeti nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues kur voton apo jo. Kështu e thotë Kushtetuta, neni 70, pika 1.
Këtë reagim e bëj për qytetarët e Republikës sepse është fyerje e inteligjencës e humbje kohe të diskutosh e debatosh për kushtetutshmëri me ata që kanë shkelur Kushtetutën me numra dyshifror, me ata që janë duke shkelur Kushtetutën teksa flasin e shkruajnë statusa duke mbajtur pozita ekzekutive e legjislative në të njëjtën kohë, me ata që shkelin Kushtetutën duke ua mohuar të drejtat mbi 90 mijë shërbyesve civilë./Lajmi.net/