Bajrami i reagon Muratit që shkroi për rritje ekonomike: Inflacioni më i lartë për 4.5%, pyeteni profesorin se çfarë lajmi është ky
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tha se inflacioni në gushtin e këtij viti ishte më i lartë për 4.5% sesa që ishte në gushtin e vitit të kaluar. Duke iu referuar një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili pak më…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tha se inflacioni në gushtin e këtij viti ishte më i lartë për 4.5% sesa që ishte në gushtin e vitit të kaluar.
Duke iu referuar një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili pak më herët dha “një lajm të mirë” se Bruto Produkti Vendor u rritet me 4.58% më shumë për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor) sesa që ishte për periudhën e njëjtë vitin e kaluar.
“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024. Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën”, ka shkruar Bajrami.