Bajrami flet nga foltorja e Kuvendit: Do t’i drejtohemi prapë Kushtetueses

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike të Kosovës është deklaruar nga foltorja e Kuvendit të Kosovës pas mbarimit të seancës së 41-të në tentim për konstituim të parlamenti. Ajo mes tjerash deklaroi se Kuvendi  është bllokuar sepse siç tha ajo duke iu referuar VV-së  “ata dëshirojnë të punojnë pa legjitimet”. “E keni parë sot për të…

Lajme

03/07/2025 11:52

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike të Kosovës është deklaruar nga foltorja e Kuvendit të Kosovës pas mbarimit të seancës së 41-të në tentim për konstituim të parlamenti.

Ajo mes tjerash deklaroi se Kuvendi  është bllokuar sepse siç tha ajo duke iu referuar VV-së  “ata dëshirojnë të punojnë pa legjitimet”.

“E keni parë sot për të 34 herë me radhë vendoset në votim një komision i cili nuk është në rend dite. Tashmë e kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë kryesuesit të Kuvendit, kryesuesit të seancës që duhet me respektuar në mënyrë taksative”.

“Kjo është shkelje e Kushtetutës tanimë me vetëdije nga Avni Dehari, që është shndërruar në një instrument të Albin Kurtit, të Vetëvendosjes. Ne do të detyrohemi t’i drejtohemi prapë Gjykatës Kushtetuese, por kësaj here me një kërkesë të qartë, që nuk kemi të bëjmë me njerëz normal, me njerëz që dinë me i lexuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ajo.