Bajrami: Emërimi si kryenegociator i Kosovës, përgjegjësi e madhe me përulësi dhe integritet

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas emërimit të tij si shef i ekipit Negocaitor të Kosovës për Dialogun me Serbinë. Bajrami ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti që ia ka besuar një pozitë të tillë dhe ka thënë se do ta kryej punën me përgjegjësi në shërbim të Kosovës, raporton lajmi.net “E…

Lajme

23/04/2026 15:56

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas emërimit të tij si shef i ekipit Negocaitor të Kosovës për Dialogun me Serbinë.

Bajrami ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti që ia ka besuar një pozitë të tillë dhe ka thënë se do ta kryej punën me përgjegjësi në shërbim të Kosovës, raporton lajmi.net

“E pranova me ndjenjë të thellë detyre dhe përgjegjësie emërimin si Kryenegociatori i Kosovës në Dialogun me Serbinë. Duke falënderuar Kryeministrin Albin Kurti për besimin që më është dhënë, zotohem ta kryej këtë përgjegjësi me përulësi dhe integritet, në shërbim të Republikës së Kosovës, dhe me aftësitë e mia më të mira”, ka shkruar ambasadori Bajrami./Lajmi.net/