Bajrami: Ekonominë e gërryu inflacioni – kur rriten çmimet, rriten edhe tatimet e buxheti, e populistët e shfrytëzuan për blerje të paqes sociale

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë se “ekonominë e vendit gjatë viteve të fundit e ka gërryer inflacioni”. “Çdo përshkrim i ekonomisë së vendit pa përfshirë inflacionin është propagandë, është mashtrim, siç ka qenë secila ditë marsi i vitit 2021”, shkroi ajo në një postim në Facebook, duke iu referuar deklaratave nga…

Lajme

22/12/2025 16:19

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë se “ekonominë e vendit gjatë viteve të fundit e ka gërryer inflacioni”.

“Çdo përshkrim i ekonomisë së vendit pa përfshirë inflacionin është propagandë, është mashtrim, siç ka qenë secila ditë marsi i vitit 2021”, shkroi ajo në një postim në Facebook, duke iu referuar deklaratave nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryetarin e këtij subjekti politik, Albin Kurti”, ka shkruar Bajrami.

Bazuar në statistika të ASK-së, ajo ka thënë se norma e inflacionit në nëntor të 2025-tës është 5.3%.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit në nëntor të vitit 2025 është 5.3% dhe ky nuk është inflacion i importuar, është inflacion i shkaktuar nga politikat qeveritare. Inflacioni është transfer i parave prej xhepave të qytetarëve në buxhetin e shtetit. Pra, kur rriten çmimet, rriten tatimet dhe rrjedhimisht edhe buxheti. E popullistët këtë buxhet e kanë shfrytëzuar për të blerë vota e paqe sociale, sepse sot, pas pesë vitesh, asnjë projekt nuk është realizuar”, shkroi ajo.

Postimi i plotë: