Bajrami e “dërrmon” propagandën e Muratit: Kur partia jote rrokulliste kamionë, rritja ekonomike ishte 5.9%, sot 3.9% dhe krekosesh

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në një postim në Facebook, e ka ballfaquar Muratin e VV-së me shifra. Specifikisht ajo tregoi për vitet 2015 dhe 2016, kur rritja ekonomike ishte 5.9%, respektivisht 5.6%, ndërsa Murati tash mburret me rritje 3.9%, shto këtu faktin e inflacionit. E plotë: Atëherë kur deputeti Murati me bashkëpartiakë rrokulliste kamionë,…

Lajme

17/10/2025 21:48

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në një postim në Facebook, e ka ballfaquar Muratin e VV-së me shifra.

Specifikisht ajo tregoi për vitet 2015 dhe 2016, kur rritja ekonomike ishte 5.9%, respektivisht 5.6%, ndërsa Murati tash mburret me rritje 3.9%, shto këtu faktin e inflacionit.

E plotë:

Atëherë kur deputeti Murati me bashkëpartiakë rrokulliste kamionë, gjuanin gaz lotsjellës në Kuvend e i sulmonin institucionet me mollotov gjendja ekonomike ka qënë më e mirë se sa ajo që kemi sot. Në atë kohë, norma e inflacionit ka qënë pothuaj e pavrejtshme, por në vitin 2015 rritja ekonomike ka qënë 5.9%, në 2016 ka qënë 5.6% dhe në vitin 2017 ka qënë 4.8%, të dhëna këto të Bankës Botërore.

Sot, Hekurani na qenka krekosë me normë të rritjes 3.9% dhe paska thënë se këtë lajm duhet ta shohim të gjithë, por ajo çka Hekurani s’po përmendë asnjëherë është inflacioni i lartë – norma e inflacionit në shtator ishte 4.7%.