Bajrami: Duhet marrëveshje politike për konstituim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, nuk tregoi se si do të votojnë deputetët e partisë së saj në seancën e sotshme, por shtoi se “me 20 votat e LDK-së, Kuvendi nuk mund të konstituohet”. Ajo insistoi se “LVV-ja duhet t’i thërrasë partitë e tjera për konsultim për konstituimin e Kuvendit, presim ftesë…

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, nuk tregoi se si do të votojnë deputetët e partisë së saj në seancën e sotshme, por shtoi se “me 20 votat e LDK-së, Kuvendi nuk mund të konstituohet”.
Ajo insistoi se “LVV-ja duhet t’i thërrasë partitë e tjera për konsultim për konstituimin e Kuvendit, presim ftesë për marrëveshje politike”.
Pas pak pritet të nisë seanca për konstituimin e Kuvendit pas pezullimit të punës së Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese. Deputetët kanë 12 ditë afat për ta konstituuar Kuvendin me pikën e vetme të papërfunduar për zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit.