Bajrami: Çmimi i energjisë u dyfishua në këtë mandat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për dyfishimin e çmimit të rrymës gjatë mandatit 4-vjeçar në pushtet. Bajrami e kritikoi ministrin Hekuran Murati për krekosjen që e bëri rreth subvencionimit të rrymës për familjet me të hyra nën 150 euro në muaj. Ajo dha disa fakte se si çmimi i…

Lajme

22/12/2024 10:22

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për dyfishimin e çmimit të rrymës gjatë mandatit 4-vjeçar në pushtet.

Bajrami e kritikoi ministrin Hekuran Murati për krekosjen që e bëri rreth subvencionimit të rrymës për familjet me të hyra nën 150 euro në muaj.

Ajo dha disa fakte se si çmimi i rrymës gjatë mandatit të kësaj qeverie është dyfishuar dhe se me karamele po tentohet të bëhet propagandë.

 

”Remontet dhe riparimet janë vonu e disa nuk janë bërë asnjëherë, andaj sot kapacitetet ekzistuese janë në gjendje shumë më të rëndë se para katër viteve dhe si rezultat i krejt kësaj para një jave “KESCO Energy” njoftoj se vetëm për dy ditë ka importuar energji në vlerë 3.5 milionë euro”, tha ajo ndër të tjera.