Bajrami-Abdixhikut: Një humbës i trefishtë, humbës i zgjedhjeve të njëpasnjëshme, njeriu që përçau partinë po flet për parime dhe shtet

Deputetja e zgjedhur nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjgijur kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, i cili sot përmes një shkrimi në Facebook tha se shihet hapur se ambiiet e kundërshtarëve të tij janë për pushtet të brendshëm në parti dhe jo për parime e për Kosovën. Bajrami me këtë rast e ka…

Lajme

08/09/2026 14:52

Deputetja e zgjedhur nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjgijur kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, i cili sot përmes një shkrimi në Facebook tha se shihet hapur se ambiiet e kundërshtarëve të tij janë për pushtet të brendshëm në parti dhe jo për parime e për Kosovën.

Bajrami me këtë rast e ka quajtur Abdixhikun si humbës të trefishtë të zgjedhjeve dhe njeri që e ka degraduar dhe përçarë partinë.

Madje ajo tha se Abdixhiku është njeriu i fundit që mund të flas për parime, ambicie, shtet e pushtet.

Deputetja Bajrami ia ka numëruar Abdixhikut humbjet e zgjedhjeve dhe ia ka rikujtuar zotimet e tij për largim nga kreu i partisë.

“Një humbës i trefishtë, humbës i zgjedhjeve të njëpasnjëshme, i degradimit dhe i përçarjes së partisë, po flet për parime, shtet, dhe ambiciet në LDK.Mbrëmë u rezervova të flisja për kryetarin e LDK-së, dhe kam munguar në medie që një kohë pikërisht për ta ruajtur shtëpinë time. Por më lejoni sot t’i përgjigjem me argumente:

Ju jeni i fundit, ama bash i fundit, që mund të flisni për parime, ambicie, shtet e pushtet, sepse parimet maten me përgjegjësi.

Kur i humbët në zgjedhjet e para, duhej ta mbanit premtimin dhe zotimin publik për t’u larguar.

Kur e përsëritët humbjen, duhej të merrnit përgjegjësi dhe t’i hapnit rrugë një udhëheqjeje tjetër.

Dhe kur shënuat një tjetër rekord humbjesh më 7 qershor, duhej të largoheshit nga udhëheqja e LDK-së, kokulur.”, ka shkruar Bajrami.

“Po, është e saktë se shteti nuk rrotullohet rreth një ambicieje personale. Por shteti sot po rrotullohet nga një pushtet që po e nëpërkëmb rendin kushtetues, ligjor dhe institucional, ndërsa çdo ditë përpiqet t’i kapë e t’i kontrollojë institucionet.

Dhe pikërisht për ta ndalur këtë degradim, ambicieve të kujtdo për rrënimin e LDK-së duhet t’u themi STOP”, ka shkruar tutje Bajrami./Lajmi.net/