Bajram Gecaj emërohet zëvendësministër në MAPL (Dokument)

Me vendim të kryeministrit Isa Mustafa, për zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal është emëruar Bejram Gecaj.

Lajme

21/01/2015 19:44

Lajmi.net ka siguruar dokumentin e vendimit të emërimit të Gecajt për zëvendësministër në MAPL, që mban datën e 20 janarit 2015, i nënshkruar nga kryeministrit Isa Mustafa.

Në vendimin që i është dërguar Bajram Gecajt, të gjithë zëvendësministrave dhe ministrive thuhet:

1.Z.Bajram Gecaj emërohet zëvendësministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal

2.Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcatuara nga ministri, si dhe për zëvendësimin e ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij.

3.Zëvendësministri, brenda tridhjetë (30) ditësh nga hyrja në fuqi e këtij Vendimi, është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me Nenin 7 të Ligjit Nr.04/L-050 si dhe deklarimin, brenda afatit tridhjetë (30) ditor, pas largimit nga funksioni, në pajtim me Nenin 10 të Ligjit Nr.04/L-050 Për Deklarim, Prejardhje dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.

(Lajmi.net)