Bajram Begaj niset drejt Italisë, do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot në Itali për të marrë pjesë në ceremonitë në nderim të Papa Françeskut. Në Vatikan do të mblidhet e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës së të varfërve. Ceremonia mortore për Papën Françesku do të mbahet sot nga ora 10:00, në Sheshin e Shën…

Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot në Itali për të marrë pjesë në ceremonitë në nderim të Papa Françeskut.
Në Vatikan do të mblidhet e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës së të varfërve.
Ceremonia mortore për Papën Françesku do të mbahet sot nga ora 10:00, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Funerali do të udhëhiqet nga Kardinali Giovanni Battista Re dhe do të përfshijë ritin tradicional të “Ultima commendatio” dhe “Valedictio”.
Ai do të prehet në një arkë të thjeshtë prej druri të veshur me zink, pa zbukurime, përveç emrit të tij papnor të gdhendur në latinisht: Franciscus. Ndryshe nga praktika e mëparshme, ku trupat e papëve vendoseshin në tri arka (prej druri, plumbi dhe lis), Françesku ka zgjedhur një formë më të përkorë të përjetimit të fundit.