Bajram Begaj kalon transit nëpër Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe të sigurisë për kalimin transit nëpër territorin e Kosovës të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj. Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore janë angazhuar për të garantuar sigurinë e eskortës presidenciale dhe për të siguruar rrjedhë të lirë të komunikacionit përgjatë itinerarit…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe të sigurisë për kalimin transit nëpër territorin e Kosovës të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore janë angazhuar për të garantuar sigurinë e eskortës presidenciale dhe për të siguruar rrjedhë të lirë të komunikacionit përgjatë itinerarit të lëvizjes.
Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, më 9 qershor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në intervale të shkurtra kohore në disa segmente rrugore, për të mundësuar kalimin e papenguar të eskortës së presidentit shqiptar.
Sipas autoriteteve, kufizimet do të zbatohen përgjatë aksit rrugor nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri te Pika e Kalimit Kufitar Hani i Elezit.
Policia ka paralajmëruar se masa të ngjashme do të zbatohen edhe më 11 qershor, kur presidenti Begaj do të kthehet përmes Kosovës. Gjatë kësaj kohe mund të ketë edhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, varësisht nga nevojat operative në terren.
Në fund, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë gjatë kohës së zbatimit të masave të sigurisë. /Lajmi.net/