Bajraktari kritikon Prokurorinë në Hagë: Paraqitja e “provave të reja” pas mbylljes së fazës së provave përbën shkelje serioze
Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ndaj veprimeve të Prokuroria Speciale në Hagë në kuadër të procesit në Gjykata Speciale, duke i cilësuar ato si të papranueshme. Ai theksoi se tentativa për paraqitjen e provave të reja pas mbylljes së fazës së provave përbën shkelje serioze procedurale. “Është krejtësisht e papranueshme dhe skandaloze që, pasi faza…
Lajme
Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ndaj veprimeve të Prokuroria Speciale në Hagë në kuadër të procesit në Gjykata Speciale, duke i cilësuar ato si të papranueshme.
Ai theksoi se tentativa për paraqitjen e provave të reja pas mbylljes së fazës së provave përbën shkelje serioze procedurale. “Është krejtësisht e papranueshme dhe skandaloze që, pasi faza e paraqitjes së provave është mbyllur, Prokuroria tenton të paraqesë ‘prova të reja’”, ka deklaruar ai, transmeton lajmi.net.
Sipas Bajraktarit, ky veprim cenon parimet themelore të drejtësisë. “Ky veprim nuk është thjesht procedural, por është shkelje e qartë dhe e papranueshme e sigurisë juridike dhe e parimit të barazisë së armëve”, u shpreh ai.
Në fund, ai paralajmëroi se një qasje e tillë mund të dëmtojë besimin në proces: “Çdo tolerim i një qasjeje të tillë do të dëmtonte rëndë integritetin e gjykimit”./lajmi.net/