Bajraktari: Gjykata Supreme ka bërë të qartë, nuk mund të jesh njëkohësisht deputet dhe ministër
Avokati Ardian Bajraktari ka sqaruar çfarë nënkupton papajtueshmëria e funksioneve në sistemin kushtetues të Kosovës. Ai theksoi se një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksione të ndryshme shtetërore, siç janë posti i deputetit dhe ai i ministrit. “Papajtueshmëria nënkupton se, në të njëjtën kohë, një person – kushdo qoftë ai – nuk mund të…

Lajme
Avokati Ardian Bajraktari ka sqaruar çfarë nënkupton papajtueshmëria e funksioneve në sistemin kushtetues të Kosovës.
Ai theksoi se një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksione të ndryshme shtetërore, siç janë posti i deputetit dhe ai i ministrit.
“Papajtueshmëria nënkupton se, në të njëjtën kohë, një person – kushdo qoftë ai – nuk mund të jetë edhe deputet, edhe ministër, apo të mbajë ndonjë funksion tjetër. Diku nëpër botë kjo është e mundur, por sistemi ynë nuk e lejon. Kjo është e qartë dhe e konfirmuar nga Gjykata Supreme,” tha Bajraktari në rtv21.