Bajqinovci: Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se opozita duhet ta kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë Qeveri, janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit. Madje sipas tij, Serbia dhe presidenti serb, Aleksandar Vuciq nuk do ta kontrollojnë më veriun asnjëherë. Bajqinovci tha se përballja…

Lajme

30/09/2024 12:50

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se opozita duhet ta kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë Qeveri, janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit.

Madje sipas tij, Serbia dhe presidenti serb, Aleksandar Vuciq nuk do ta kontrollojnë më veriun asnjëherë.

Bajqinovci tha se përballja me Serbinë e Vuciq-it në arenën ndërkombëtare nuk është thjeshtë betejë politike, por luftë për sovranitet dhe të ardhmen e Kosovës.

“Nuk do të lejojmë asnjë hap pas në të drejtën tonë për të mbrojtur çdo centimetër të këtij vendi”,deklaroi ai./Lajmi.net/