Bajqinovci pretendon se opozita nuk ka ofertë për qytetarët, “harron” se VV-ja shpalosi e fundit programin zgjedhor
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë një pretendim të çuditshëm ndaj partive opozitare në prag të zgjedhjeve. Ai tha se ato do të ndëshkohen me votë nga qytetarët, pasi sipas tij, ato nuk kanë as vizion e madje as ofertë për ta, edhe pse partitë respektive kanë paraqitur programet e tyre…
Lajme
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë një pretendim të çuditshëm ndaj partive opozitare në prag të zgjedhjeve.
Ai tha se ato do të ndëshkohen me votë nga qytetarët, pasi sipas tij, ato nuk kanë as vizion e madje as ofertë për ta, edhe pse partitë respektive kanë paraqitur programet e tyre para Lëvizjes Vetëvendosje.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen për votën e tyre për VV-në, “për të vazhduar punët e mira dhe zhvillimin e shtetit”.
“Mobilizimi është i madh, vendosmëria e qytetarëve është e palëkundur”, shkruan Bajqinovci. /Lajmi.net/