Bajqinovci: Pres reflektim nga opozita, nuk i kanë votat për formim të qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci kërkoi “reflektim nga opozita” për votimin e sotëm të kryeparlamentarit. Ai deklaroi se nuk ka marrëveshje me partitë politike dhe se propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ndryshon. LVV-ja pritet sot për herë të pestë të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Para fillimit të seancës, ku për të…

Lajme

27/04/2025 10:12

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci kërkoi “reflektim nga opozita” për votimin e sotëm të kryeparlamentarit. Ai deklaroi se nuk ka marrëveshje me partitë politike dhe se propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ndryshon.

LVV-ja pritet sot për herë të pestë të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Para fillimit të seancës, ku për të shtatën herë po tentohet të konstituohet legjislatura e nëntë e Kuvendit, Bajqinovci tha se opozita duhet të votojë për kandidaten Albulena Haxhiu.

“Unë pres të reflektojë opozita, me u maturuar dhe mos me ja humb kohën popullit, kohën e çmuar dhe të votojë sot për kandidaten të cilën Kushtetuta e thotë se e propozon partia që i ka fituar zgjedhjet në Republikën e Kosovës. Prandaj, unë sot pres reflektim nga opozita që të votohet dhe të zhbllokohen institucionet dhe të kalojmë tutje për formimin e qeverisë”, deklaroi ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci u shpreh se opozita nuk i ka votat për formim te qeverisë sipas tij dhe |po tentojnë të bllokojnë institucionet”.

“Po me siguri që nuk ka marrëveshje për shkak se çështja kryesore është që kandidatura për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon propozuesit, në këtë rast partisë e cila i ka fituar zgjedhjet. Unë thash që neve na takon propozimi dhe këtë duhet ta respektojë opozita dhe pastaj të kalojmë. Nëse i kanë votat për qeveri le ta zhbllokojnë çështjen e kryetarit të kuvendit, andaj mendoj që nuk i kanë votat për formimin e qeverisë as opozita dhe tash po tentojnë të bllokojnë kandidaturën për kryetar të Kuvendit”, shtoi ai.