Bajqinovci: Opozita po shkel Kushtetutën me pjesëmarrjen pa votim në Kuvend
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se opozita po shkel Kushtetutën e Kosovës me veprimin e saj për të marrë pjesë në seanca parlamentare pa kryer votimin. Ai thotë se Kushtetuesja ka treguar qartë se çfarë duhet bërë, raporton lajmi.net. “Unë mendoj që Gjykata Kushtetuese ka treguar shumë qartë se ata që vijnë…

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se opozita po shkel Kushtetutën e Kosovës me veprimin e saj për të marrë pjesë në seanca parlamentare pa kryer votimin.
Ai thotë se Kushtetuesja ka treguar qartë se çfarë duhet bërë, raporton lajmi.net.
“Unë mendoj që Gjykata Kushtetuese ka treguar shumë qartë se ata që vijnë e nuk votojnë e shkelin Kushtetutën. Besoj e dini. Ata të cilët nuk votojnë e shkelin Kushtetutën, është në aktgjykim, dhe besoj që opozita po e shkel Kushtetutën”, tha Bajqinovci./Lajmi.net/