Bajqinovci i VV-së ofendon rënd opozitën, i quan “planca”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është lëshuar rënd në ofendime sot ndaj opozitës. Ai i ka cilësuar si “planca”, duke iu referuar kështu barkut të kafshëve e që njihet si organi më i papastër i trupit të kafshëve, shkruan lajmi.net. Bajqinovci ka publikuar një fotografi të deputetëve të opozitës që janë pjesë e Komisionit…

Lajme

12/11/2024 22:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është lëshuar rënd në ofendime sot ndaj opozitës.

Ai i ka cilësuar si “planca”, duke iu referuar kështu barkut të kafshëve e që njihet si organi më i papastër i trupit të kafshëve, shkruan lajmi.net.

Bajqinovci ka publikuar një fotografi të deputetëve të opozitës që janë pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore të cilët sot kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit Arbërie Nagavci në lidhje me subvencionimin e teksteve shkollore.

Në mbishkrim të kësaj fotografie ai ka shkruar “PLAN-cat” ndërsa poshtë saj ka vendosur fotografinë e kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me mbishkrimin “Populli”.

Deputeti Mefail Bajqinovci po vazhdon të thirret në emër të presidentes Osmani ndonëse sikurse kreu i partisë së tij dhe i Qeverisë, Albin Kurti ashtu edhe pasuesit e tij kanë prishur marrëdhëniet mes shumë kohësh. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: