Bajqinovci i kundërpërgjigjet Albert Shabanit: S’kam shtëpi jashtë Kosovës, të gjitha janë gënjeshtra

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur akuzave të ish-militantit të VV-së, Albert Shabani. Ky i fundit hodhi akuza se deputeti Bajqinovci ka shtëpi luksoze në Mal të Zi, transmeton lajmi.net. Bajqinovci i ka quajtur shpifje këto dhe ka kritikuar mediat pse e kanë cituar Shabanin dhe nuk kanë marrë përgjigje nga ai. “Ju…

Lajme

09/04/2026 16:07

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur akuzave të ish-militantit të VV-së, Albert Shabani.

Ky i fundit hodhi akuza se deputeti Bajqinovci ka shtëpi luksoze në Mal të Zi, transmeton lajmi.net.

Bajqinovci i ka quajtur shpifje këto dhe ka kritikuar mediat pse e kanë cituar Shabanin dhe nuk kanë marrë përgjigje nga ai.

“Ju them me plotë përgjegjës se asnjë pronë, shtëpi apo banesë nuk posedoj jashtë Kosovës. Pra, të gjitha janë gënjeshtra.”, tha ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Sqarim
Të njëjtat media që me herët shpifën se kinse e kam punësuar vëllanë në KEK, pastaj u morën me gruan, dje paskan “cituar qytetarë” kinse kam shtëpi në Mal të Zi.
Une nuk kam asnjë shtëpi, asnjë pronë dhe asgjë jashtë Kosovës.
Është shqetësuese se si disa media citojnë burime anonime pa bërë verifikimin më bazik, pa më kontaktuar fare për të pyetur nëse kjo është e vërtetë. Kjo nuk është gazetari, por shpërndarje e qëllimshme e rrenave.
Nacionale, Insajderi etjj mund të citojnë këdo, por pa e marrë përgjigjen time kanë plasuar gënjeshtra rreth një prone që nuk ekziston.
Ju them me plotë përgjegjës se asnjë pronë, shtëpi apo banesë nuk posedoj jashtë Kosovës. Pra, të gjitha janë gënjeshtra./lajmi.net/