Bajqinovci e mbron “shefen” Dejonë, i fajëson prokurorinë, portalet e analistët për intervistimin
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar në lidhje me intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve të VV-së, nga ana e Prokurorisë Speciale në cilësinë e deshmitares për disa çështje penale. Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka bërë një ndërlidhje konspirative. Bajqinovci ka fajësuar prokurorinë, portalet dhe analistët në lidhje me këtë intervistim. Madje,…
Lajme
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar në lidhje me intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve të VV-së, nga ana e Prokurorisë Speciale në cilësinë e deshmitares për disa çështje penale.
Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka bërë një ndërlidhje konspirative.
Bajqinovci ka fajësuar prokurorinë, portalet dhe analistët në lidhje me këtë intervistim.
Madje, Bajqinovci, që dikur ka qenë moderator, i kritikoi mediat në lidhje me incizimin e hyrjes dhe daljes së Mihalit nga prokuroria.
“49%-ëshi (pa diasporën) i paska shqetësuar fortë.
Vetëm 1-2 ditë pas rezultateve të sondazheve të fundit, koalicionin prokurori-portale online (disa prej tyre)-analistë “të pavarur”-opozita e filloi parafushtën.
Prokuroria e fton Dejona Mihalin; portalet online (jo të gjitha) e presin me kamerë para hyrjes së prokurorisë; raportojnë me burime brenda prokurorisë; analistat “e pavarur” statuset gati; opozita në sulm” – ka shkruar ai./Lajmi.net/