Bajqinovci: Dola nga vetura para se të merrte flakë

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur pas djegies së vetura së tij, sonte rreth orës 18:30 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Lajme

22/02/2021 22:13

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci tha se para se vetura të merrte flakë, kishte arritur të dilte nga automjeti.

Postimi i plotë:

Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes, për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal.

I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen. /Lajmi.net/ 

LEXO EDHE:

Vetura e përfshirë nga zjarri është e deputetit të LVV-së