Bajqinovci: Ata që nuk e pritën mirë lajmin që Kosova po e siguron për herë të parë bukën e vet, janë mësuar veç me mish e meze

Dje gjatë ditës, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar bujqit në Malishevë dhe ka parë nga afër procesin e korrje-shirjeve. Faton Peci edhe më parë por edhe dje ka deklaruar se Kosova për herë të parë ka siguruar bukën e vet për një vit. Kjo ka ngjallur…

Lajme

11/07/2024 11:10

Dje gjatë ditës, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar bujqit në Malishevë dhe ka parë nga afër procesin e korrje-shirjeve.

Faton Peci edhe më parë por edhe dje ka deklaruar se Kosova për herë të parë ka siguruar bukën e vet për një vit.

Kjo ka ngjallur reagime nga opozita por edhe nga profesionistë të bujqësisë të cilët kanë thënë se rendimenti nuk mund të dihet deri sa nuk përfundon komplet procesi i korrje-shirjeve.

Reagimet e tyre i ka komentuar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

“Ata që nuk e pritën mirë lajmin që Kosova po e siguron për herë të parë bukën e vet, siç duket janë mësuar veç me mish e meze”, ka shkruar Mefail Bajqinovci. /Lajmi.net/