Bahtiri vazhdon të deklaroj se opozita është bashkë për ndarje të Kosovës: Ajo nuk do të arrihet derisa të jemi gjallë ne

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri edhe para seancës së kaluar ka deklaruar se opozita janë bërë bashkë, saktësisht PDK dhe LDK ka bërë koalicion. Ndonëse, kreu i LDK-së e ka mohuar një gjë të tillë, Bahtiri përsëri sot ka deklaruar të njëjtën. Ai ka thënë se bashkimi i opozitës e ka një qëllim, ndarjen e…

Lajme

23/07/2025 10:36

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri edhe para seancës së kaluar ka deklaruar se opozita janë bërë bashkë, saktësisht PDK dhe LDK ka bërë koalicion.

Ndonëse, kreu i LDK-së e ka mohuar një gjë të tillë, Bahtiri përsëri sot ka deklaruar të njëjtën.

Ai ka thënë se bashkimi i opozitës e ka një qëllim, ndarjen e Kosovës.

“Së pari dua të iu tregoj se bashkimi i opozitës e ka një qëllim, ndarje të Kosovës siç e ka pas plan por ajo nuk do të arrihet asnjëherë derisa të jemi gjallë ne”, tha Bahtiri para mediave. /Lajmi.net/