Bahtiri thirrje naftëtarëve: Ulni menjëherë çmimet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri u ka bërë thirrje naftëtarëve që t’i ulin çmimet. Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë “nuk ka asnjë arsyetim për mosveprim”. “tHIRRJE PËR ULJE TË MENJËHERSHME TË ÇMIMEVE! Si deputet i Kuvendit të Kosovës, u bëj thirrje naftëtarëve në vendin tonë që të reflektojnë menjëherë uljen e…

Lajme

08/04/2026 21:13

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri u ka bërë thirrje naftëtarëve që t’i ulin çmimet.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë “nuk ka asnjë arsyetim për mosveprim”.

“tHIRRJE PËR ULJE TË MENJËHERSHME TË ÇMIMEVE!

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, u bëj thirrje naftëtarëve në vendin tonë që të reflektojnë menjëherë uljen e çmimeve edhe në Kosovë, sikurse që po ndodhë gjetiu.

Kur ishte puna për t’i rritur çmimet, i rritët pa vonesë e pa përtesë, i ndryshonit tabelat ende pa i shpenzuar rezervat që i kishit blerë me çmim të lirë.

Sot, kur tregjet po stabilizohen dhe situata globale po normalizohet, nuk ka asnjë arsyetim për mosveprim.

Qytetarët nuk mund të jenë viktimë e standardeve të dyfishta. Reflektoni në të mirë të tyre”, ka shkruar Bahtiri.