Bahtiri thërret tubim kundër Asociacionit në Gushavc, fshatin e tij të lindjes

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka organizuar tubim kundër Asociacionit. Këtë tubim, Bahtiri e ka organizuar në fshatin e tij të lindjes, Gushavc, shkruan lajmi.net. “Ju ftoj që sikur çdoherë tjetër, edhe kësaj radhe të tregojmë qëndresën tonë stoike për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, njëkohësisht, ta inkurajojmë Qeverinë e Republikës…

Lajme

23/02/2023 19:04

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka organizuar tubim kundër Asociacionit.

Këtë tubim, Bahtiri e ka organizuar në fshatin e tij të lindjes, Gushavc, shkruan lajmi.net.

“Ju ftoj që sikur çdoherë tjetër, edhe kësaj radhe të tregojmë qëndresën tonë stoike për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, njëkohësisht, ta inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të mos lëshojë pe dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë themelimin e këtij asociacioni famëkeq”, shkroi ai.

“Gjaku i dëshmorëve na thërret edhe nga varret, që të bëhemi bashkë e të mos lejojmë që armiku serb të sundojë në tokën tone”, shkroi tutje Bahtiri. /Lajmi.net/