Bahtiri për shishen që i dha deputetit të LDK-së: Më ka nderu, e nderova- asgjë më shumë
Në seancën e sotme konstituive, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ia çoi një shishe qumështi për fëmijë deputetit të LDK-së, Paris GurI. Ky veprim i Bahtirit erdhi disa ditë pasi Guri kishte thënë se do ta votonte për kryekuvendar Agim Bahtirin e Vetëvendosjes. Bahtiri është parë duke shkuar tek ulësja e Gurit…

Lajme
Në seancën e sotme konstituive, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ia çoi një shishe qumështi për fëmijë deputetit të LDK-së, Paris GurI.
Ky veprim i Bahtirit erdhi disa ditë pasi Guri kishte thënë se do ta votonte për kryekuvendar Agim Bahtirin e Vetëvendosjes.
Bahtiri është parë duke shkuar tek ulësja e Gurit ku ia la edhe shishen dhe e përshëndeti.
E pas përfundimit të seancës, Agim Bahtiri deklaroi se këtë e bëri për ta “nderuar”.
Ai është pyetur se cila ishte simbolika e saj ku tha “Më ka nderu, e nderova-asgjë më shumë”.
Bahtir shtoi se “s’është asgjë më shumë”.
“Më ka nderu e nderova”ripërsëriti ai./Lajmi.net/