Bahtiri për Limajn: Kam njohuri se ai është në gjendje ta përkrahë VV-në pa asnjë kusht

Lajmi së Nisma Socialdemokrate mund ta përkrah Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re e ka gëzuar shumë deputetin e kësaj partia, Agim Bahtirin. Ky i fundi e ka çuar në qiell kryetarin e Nismës, Fatmit Limaj. Ish-kryetari i Mitrovicës ka thënë se e vlerëson shumë Limajn për luftën që ka bërë në çlirimin…

Lajme

01/04/2025 10:20

Lajmi së Nisma Socialdemokrate mund ta përkrah Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re e ka gëzuar shumë deputetin e kësaj partia, Agim Bahtirin.

Ky i fundi e ka çuar në qiell kryetarin e Nismës, Fatmit Limaj.

Ish-kryetari i Mitrovicës ka thënë se e vlerëson shumë Limajn për luftën që ka bërë në çlirimin e Kosovës dhe për kontributin që ka dhënë pas luftës.

Megjithatë, ai e ka bërë një huqje të vogël.

Duke thënë se Limaj do ta përkrah VV-në pa asnjë kusht, ai ka thënë se Limaj do ta përkrah VV-në pa “asnjë pushtet”.

“Unë Fatmirin e çmoj për luftën që ka zhvilluar dhe e respektoj si njeri, pavarësisht se a do të jetë në Lëvizje… apo jo? Mendoj se ai ka dhënë një kontribut të çmuar për bashkimin dhe ka mbështetur pa dallim. Kam njohuri se ai është në gjendje ta përkrahë Lëvizjen Vetëvendosje pa asnjë kusht, për të çuar përpara proceset që ai mendon se janë për të mirën e vendit. E vlerësoj pozitivisht dhe e falënderoj për guximin dhe bindjen e thellë që ka për të mirën e vendit,” u shpreh ai për DTV.