Bahtiri: Papërgjegjësi totale e deputetëve që i zgjodhi populli- neve të drejtën na ka dhënë Kushtetuta
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin vendime në të mirë të qytetarëve, pavarësisht se cilës parti i takojnë. Për situatën e krijuar, Bahtiri tha se është papërgjegjësi totale e deputetëve që i zgjodhi populli. “Të marrin vendime në të mirë të qytetarëve pavarësisht partisë që…

Lajme
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin vendime në të mirë të qytetarëve, pavarësisht se cilës parti i takojnë.
Për situatën e krijuar, Bahtiri tha se është papërgjegjësi totale e deputetëve që i zgjodhi populli.
“Të marrin vendime në të mirë të qytetarëve pavarësisht partisë që i takojnë. Populli na ka zgjedhë aq sa na ka zgjedhë, secila parti i di votat e veta. Duhet një zgjidhje përfundimtare për të qeverisur këtë vend. Është një gabim i madh qe po bëhet në mes partive politike sepse duhet punu në të mirë të vendit. Përfshirë këtu të gjithë”,tha Bahtiri, shkruan lajmi.net.
Ai theksoi se e propozuara e Vetëvendosjes për kryekuvendare, Albulena Haxhiu është më e votuara dhe se e ka dëshmuar veten në Kuvend.
“Përderisa VV voton për t’i zgjedhur organet mendoj se ka një përparësi në aspektin e dëshirës për të zgjedhur. Kompromis ne kemi kërkuar nga LDK që të bëjmë një qeveri të përbashkët sepse i duhet këtij vendi, sepse populli na ka zgjedhur që t’i qojmë proceset përpara. Pyeteni opozitën sepse janë të gatshëm 24 orë. Ne të drejtën, se të drejtën na ka dhënë Kushtetua, ne kemi një kandidate që është femra më e votuar, e dëshmuar mjaft kështu që nuk e di pse dikush mundet me e marr të drejtën e dikujt”./Lajmi.net/