Gima “i bërthamave të Kumllave” tenton ta luaj politikanin e mirëfilltë: E lut LDK-në për koalicion me VV-në
Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri e ka arsyetuar letrën e Albin Kurtit drejtuar LDK-së, duke e quajtur atë një “marrëveshje e mençurisë”. Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri thotë se sot më shumë se kurrë, duhet vendosur interesin e qytetarit mbi çdo interes partiak. “Republika e Kosovës nuk ka luksin të rrotullohet në një…

Lajme
Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri e ka arsyetuar letrën e Albin Kurtit drejtuar LDK-së, duke e quajtur atë një “marrëveshje e mençurisë”.
Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri thotë se sot më shumë se kurrë, duhet vendosur interesin e qytetarit mbi çdo interes partiak.
“Republika e Kosovës nuk ka luksin të rrotullohet në një cikël pafund zgjedhjesh. Ne kemi procese të papërfunduara, na presin negociatat me Serbinë, sfida jetike përpara dhe një moment historik që kërkon lidership dhe bashkëpunim. Një marrëveshje e mundshme LVV–LDK nuk është kompromis i dobësisë, por një marrëveshje e mençurisë — një akt përgjegjësie për të ndërtuar institucione të forta dhe për t’i dhënë fund ngërçit politik. Sot, më shumë se kurrë, duhet vendosur interesin e qytetarit mbi çdo interes partiak. Sepse pa unitet politik, nuk ka pavarësi reale. Sepse pa stabilitet, nuk ka zhvillim. Populli ka folur me votë, tash duhet të flasë udhëheqësia me guxim. Sepse nuk mund të lejojmë që të ardhmen ta mbajë peng e kaluara. Kosova nuk është pronë e askujt, por amanet i gjeneratave që sakrifikuan dhe i atyre që do të vijnë”, ka shkruar Bahtiri.
Derisa ende nuk ka një përgjigje nga ana e LDK-së lidhur me letrën e dërguar nga Kurti. /Lajmi.net/