Bahtiri kërkon reflektim nga opozita: Jemi keq para ndërkombëtare e para qytetarëve të Kosovës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri është deklaruar para nisjes së seancës së 25-të me radhë të Kuvendit të Kosovës. Bahtiri me këtë rast deklaroi se pret që opozita të ketë ndryshuar qëndrim. “Po presim opozitën a ka ndryshuar vendim, Ne jemi çdoherë për të dhënë maksimumin për atë që na ka dhënë populli. Çdo…

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri është deklaruar para nisjes së seancës së 25-të me radhë të Kuvendit të Kosovës.
Bahtiri me këtë rast deklaroi se pret që opozita të ketë ndryshuar qëndrim.
“Po presim opozitën a ka ndryshuar vendim, Ne jemi çdoherë për të dhënë maksimumin për atë që na ka dhënë populli. Çdo gjë që vjen nga Kushtetuesja do të zbatojmë. Përndryshe po presim opozitën që të reflektojë pozitiv. Është e tepërt, është e tmerrshme e papranueshme edhe para familjeve të tyre, se lëre më para popullit”,deklaroi Bahtiri.
I pyetur nëse edhe për të “opozita janë patriarkal” sikurse për Albin Kurtin, ai tha se s’mund të thotë asgjë për këtë.
“S’mund të them asgjë në atë drejtim, por po u them se kërkojë që të reflektojnë pozitivë për shkak se jemi tepër keq para ndërkombëtarëve dhe para qytetarëve të Kosovës”./Lajmi.net/