Bahtiri kërkon nga Kuvendi të mos marrë vendime të rëndësishme pa u kthyer Haradinaj në Kosovë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri për vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj Ramush Haradinajt ka thënë se Kuvendi duhet të shpallë moratorium dhe të mos marrë asnjë vendim të rëndësishëm deri në kthimin e Haradinajt në Kosovë

Lajme

02/03/2017 13:00

Bahtiri ka thënë se vetëm në këtë mënyrë, institucionet e Kosovës do të mund t’i heqin dilemat se nuk kanë gisht në ndalimin e Haradinajt në Francë, derisa ata t’i marrin disa vendime.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të shpallë moratorium dhe të mos marrë asnjë vendim të rëndësishëm pa kthimin e z. Ramush Haradinaj në Kosovë. Vetëm kështu institucionet e Kosovës do të mund t’i hiqnin dilemat se nuk kanë gisht në ndalimin e Haradinajt në Francë, derisa ata t’i marrin disa vendime”, ka shkruar Agim Bahtiri./Lajmi.net